
Komentatori politik, Visar Xani në “Politiko” komentoi dorëheqjen e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demoktratike të Kosovës.
Xani tha se ky veprim për dikë mund të jetë i ngutshëm, për dikë moment jo shumë i favorshëm, ndërsa për vet Krasniqin mund të jetë ndoshta momenti ideal për t’i bërë mirë Partisë Demoktratike të Kosovës.
“Një gjë është e sigurt që ka ngritur shumë standarde politike në Kosovës, për shkak se kjo duhet të jetë një shembull për të gjithë ata që mund të kenë sfida në parti dhe t’i hapë rrugë reformave apo çështjeve të tjera. Krasniqi e ka marrë PDK-në, që nuk është lehtë me marrë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që kanë qenë prej kontribuesve kryesorë në PDK. Ka arritë me mbajtë antarësinë dhe me mbajtë partinë aty dhe e dijmë që çdo herë që liderët që kanë qenë figura kyqe në një parti politike ku ka pas ndryshim, ka pas ndryshim edhe në rezultat,”shtoi tutje Xani.
Deklarata e plotë e Xanit: