
Komentatorja politike Fatime Hajdari ka ngritur dyshime për marrëveshje të heshtura brenda subjekteve politike, duke thënë se procesi zgjedhor në tërësi është vlerësuar pozitivisht nga të gjithë akterët, shkruan Gazeta 10.
Sipas Hajdarit, ka pasur konsensus të gjerë se zgjedhjet janë zhvilluar mirë, duke përfshirë funksionimin e sistemit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka mundësuar ndjekjen e rezultateve në kohë reale dhe një pasqyrë të qartë të performancës së partive politike.
Megjithatë, ajo theksoi se askush nuk ka pasur pritshmëri që parregullsitë të ndodhnin brenda vetë subjekteve politike. Pikërisht kjo, sipas saj, mund ta ketë bërë më të lehtë manipulimin, pasi partitë janë fokusuar kryesisht në ruajtjen e votës ndaj subjekteve rivale, e jo në atë që ndodh brenda strukturave të tyre.
“Këtu konsideroj se ka ardhur deri te një lëshim apo një marrëveshje e pashkruar për t’ia lejuar njëri-tjetrit që brenda subjektit të vet të bëjnë çfarë të duan”, u shpreh Hajdari në Politiko.
Ajo shtoi se ekziston dyshimi për marrëveshje të brendshme ndërmjet subjekteve politike, duke e cilësuar këtë si një problem serioz që cenon integritetin e procesit zgjedhor nga brenda./Gazeta 10
Deklarata e plotë: