
Komentatorja politike, Fatime Hajdari në “Politiko” tha se Albin Kurti e kishte puikë të fortë çështjen e veirut të Kosovës, dhe se gjatë mandatit të tij kishte punuar më së shumti rreth kësaj çështjeje, e nuk kishte punuar aq sa duhej në çështje të tjera, jo më pak të rëndësishme për vendin.
Ajo tha se edhe kundërshtarët e Kurtit, kishin shkruar statuse në rrjete sociale se, ku dhe si duhet ta kritiokonin atë për çështjet tjera si ekonomia e inflacioni, që nuk është marrë shumë me to dhe nuk ka punuar mjaftueshëm e se cila ishte pika e tij e fortë e cila e dobët, shkruan Gazeta 10.
“Do ta fitojë debatin secilin argument. do ta fitojnë këto në pikën me Serbinë edhe me Listën Serbe gjithherë. Këto nuk e them unë, këtë e kanë thënë edhe kundërkandidatët e tij. Ida Mustafa, ish lideri i LDK-së ka thënë më herët në një status në Facebook që, “mos e sulmoni aty se aty qëndron mirë, hajde të kthehemi edhe të kritikojmë për çështjet ekonomike, për çështjen e inflacionit, të merremi me këtë ku ai nuk e ka pikën e dobët”, por mos të merremi me çështje ku ai do ta dominojë debatin”, shtoi tutje Hajdari.
Kushtim Sadiku e pyeti Hajdarin duke i thënë se veriu ishte piuka e fortë e Albinit, kurse ekonomia ishte pika e dobët.
Fatime Hajdari tha se pajtohet plotësisht me këtë, dhe se në qeverinë e ardhshme duhet të merret më shumë me këto çështje.
“Absolutisht, pajtohem plotësisht dhe konsideroj që këtu duhet të fokusohet në qeverisjen e ardhshme”, shtoi tutje Hajdari/Gazeta 10