
Komentatori politik Fidan Rama ka komentuar zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës në prag të Kuvendit që do të mbahet të shtunën, duke theksuar se nuk ka asgjë të jashtëligjshme apo që del jashtë procedurave, shkruan Gazetaa 10.
Sipas Ramës, Kuvendi i LDK-së është thirrur për të hapur diskutimin rreth rezultateve të zgjedhjeve të fundit dhe për të vendosur nëse kryetari Lumir Abdixhiku do të marrë mbështetje për të vazhduar mandatin e tij. Ai theksoi se Abdixhiku nuk do të japë dorëheqje, por do të kërkojë mbështjetje nga anëtarësia për të vazhduar si kryetar.
“Nuk ka asgjë përjashtuese që po bëhet ndonjë shkelje jashtë procedurave. Kuvendi i së shtunës është thirrur pikërisht për këtë pikë: hapet diskutimi për atë që ka ndodhur me rezultatin dhe në fund Abdixhiku kërkon mbështetje ose jo për të vazhduar si kryetar. Kjo është evidente edhe nga ftesa,” tha Rama në Politiko.
Ai shtoi se në fund të këtij Kuvendi do të sqarohet gjithçka dhe, në thelb, bëhet fjalë për një procedurë të votëbesimit për kryetarin aktual të partisë./Gazeta10
Deklarata e plotë: