Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fidan Rama: Kryefjala dhe kryetema e programit të VV-së është Lista Serbe

Gazeta10
21 November 2025 - 23:13

Komentatori politik, Fidan Rama në “Politiko” tha se kryefjala e programit të Lëvizjes Vetëvendosje ishte Lista Serbe dhe veriu, dhe se këto tema si Lista Serbe e veriu, më së shumti i shkojnë për shtati po të këtij subjekti politik, Lëvizjes Vetëvendosje. 

Rama tha se prej fillimi kur u caktua data e zgjedhjeve të 9 shkurti dhe 12 tetorit, asnjë studio televizive, duke përfshirë edhe studiot e Kanal 10, nuk ka diskutuar ndonjë temë tjetër, veçse asaj për këtë problematikë dhe për programin qeverisës të Kryeministrit tashmë në detyre, Albin Kurtit, shkruan Gazeta 10.

“Nga gushti i vitit të kaluar kur janë shpallur zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, 4-5 muaj më herët, që nga ajo kohë dhe ende sot e asaj dite, një vjet e gjysmë po bëhen, ne flasim për një pikë programit qeveritar të Lëvizjes Vetëvendosje, që është Lista Serbe. Pra është një instrument i vetëm të cilën ne po diskutojmë vazhdimisht në studio pothuajse më shumë se 1 vit e gjysmë. Në rrethana të tilla, një përgjigje shumë e thjeshtë, që kryefjala e programit të Vetëvendosjes është Lista Serbe dhe veriu. Kujt i shkon për shtati logjikshëm, përgjigjën që sapo e dhash shkurtimisht dhe sa më shumë që flasim për këtë temë, natyrisht që i shkon për shtati një subjekti politik që është Vetëvendosja. Tash krejt kjo prej gushtit të vitit të kalum që po ndodh deri tash, nëse keni gjetë dikun një mekanizëm ose një studio televizive, qoftë edhe neve këtu që kemi folë për një problematikë tjetër jashta kësaj, kjo nuk ka ndodhë. Gjë që është edhe faji jonë,  e pranojmë, fokusi jonë është krejt te kjo dhe pashmangshëm shkon në, do me thanë, uji me një mulli me thanë ndryshe shkon. dhe kjo nuk ka as një diskutim e sipër./Gazeta 10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.