
Komentatori politik Fidan Rama ka deklaruar se manipulimi i votës nuk ka qenë aspak i rastësishëm, por një skenë e organizuar dhe e planifikuar me kujdes. Sipas tij, është shfrytëzuar një hapësirë e vogël që ka ekzistuar në sistemin e regjistrimit, ku nuk është regjistruar vetëm rezultati i përgjithshëm, çka ka krijuar mundësi për manipulim të votës.
Rama thekson se kjo tregon qartë se veprimi ka qenë i menduar dhe i organizuar mirë, duke përjashtuar çdo mundësi që të ketë qenë një rastësi. Ai shton se nuk bëhet fjalë për veprim të një individi të vetëm, por për një veprimtari të realizuar nga shumë persona, jo vetëm në një qendër votimi, por në disa qendra njëkohësisht.
Sipas Ramës, përmasat e kësaj skene dëshmojnë për një proces të koordinuar, që ngre shqetësime serioze mbi integritetin e procesit zgjedhor.
Deklarata e plotë: