Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi sfidon Daut Haradinajn: Po thu gjuhë e rëndë, por a nuk e quajtët Kurtin ‘njeri i Serbisë’?

Gazeta10
03 December 2025 - 21:42

Komentatori politik, Blerim Gashi, gjatë debatit në “Politiko” ka replikuar me nënkryetarin e AAK-së, Daut Haradinaj, duke e vënë në pikëpyetje konsistencën politike të Aleancës dhe qëndrimet e Ramush Haradinajt në raport me kundërshtarët politikë.

Ai ka thënë se po e përdorin si arsyetim gjuhën e përdorur, teksa ia ka rikujtuar deklarime në të kaluarën të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e kishte quajtur Albin Kurtin si “njeri i Serbisë”.

“Më sa më kujtohet, lideri i partisë tuaj e ka quajt ‘njeri i Serbisë’, që i bie tradhtar. A je ti për qetë gjuhë të rëndë?”, pyeti Gashi.

Ai vazhdoi duke rikthyer në vëmendje vitin 2004, kur Ramush Haradinaj kishte bërë koalicion me presidentin Ibrahim Rugova, duke kërkuar të dijë se kush ka qenë personi që e ka mundësuar atë kapërcim politik.

“Po ky Ramush Haradinaj në vitin 2004 e ka ba kapërcimin me Rugovën. Tash është shumë e rëndësishme me kallxu kush u kanë ai kalauzi që e ka kry këtë muhabet,” tha Gashi.

Duke e krahasuar atë situatë me aktualitetin politik, analisti ngriti pyetjen nëse një lëvizje e ngjashme do të ishte e mundur sot me Lëvizjen Vetëvendosje.

“A nuk ish kanë e natyrshme me ba kapërcimi me LVV-në? A ju duket edhe juve që ky kish me qenë Aleanca dhe Ramush Haradinaj i vitit 2004 kur ta bën këtë kapërcim,” theksoi ai. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.