
Komentatori politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të caktuara për 28 dhjetorin të cilat sipas tij janë rezultat i keq i Albin Kurtit.
Matoshi tha Kosova nuk ka interes më të madh sesa mbrojtja e Kushtetutës së vendit, dhe se kjo ishte arsyeja se pse partitë tjera nuk e kishin votuar me kohë kryetarin e Kuvendit dhe se pse nuk e votuan qeverinë “Kurti 3” e as mandatarin e dytë Glauk Konjufën për qeverinë, “Konjufca 1”, shkruan Gazeta 10.
“Republika e Kosovës asnjë interes më madhor se Kushtetutën e vet nuk ka. Ama harrone që ka interes ma madhor se mbrojtja e Kushtetueshmërisë, nuk ka. Sepse edhe këtu edhe interesi madhor është interpretim, kush po e interpreton, që është interes madhor. Problemi lshtë që Kushtetuta jonë e rregullon në start interesin madhor të Kosovës dhe nuk mundemi tash na se kështu kemi shku prej 19 prillit, e kemi qu vendin në shkelje permanente kushtetuse tu thanë hajt se nuk bahet nami. Me empati për Enverin, në këtë rast, empati për shkak edhe të kalumes edhe të sotmes si politikan, me integritet i pakorruptueshëm, krejt në rregull, por çdo tendencë me zvogëlu me minimizu shkeljen kushtetuese ligjore, është në thelb, prodhon shkelje zingjirore kushtetuese ligjore dhe e qon vendin në suspendim të ksuhtetueshmërisë dhe ligjshmërisë. Kjo është frymë që don me kriju për zgjedhje AlbinKurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Kqyre kta krejt janë anej me Serbinë, me Vuçiqin, me Listën Srbska, kurse na jemi, kush jeni ju?,” shtoi tutje Matoshi./Gazeta 10