Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Haradinaj ‘kunja’: M’thojshi pse s’po hy me Konjufcën, kjo i bjen që jam i rëndësishëm?!

Gazeta10
03 December 2025 - 21:24

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ironizuar me deklaratat e Xhavit Drenori, duke rikujtuar se Aleanca ka qenë gjithmonë një faktor i rëndësishëm në skenën politike dhe në proceset parlamentare.

Gjatë debatit në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, Haradinaj i tha Drenorit se pikërisht në këtë studio i ka kërkuar që të bashkëpunojë me mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën.

“Bile bash në këtë studio ju më thoshit pse s’po hyni me të, ju mu keni drejtu pse s’po hin me Glauk Konjufcën. Pra, kokna i rëndësishëm, jo i parëndësishëm. Logjika ‘i parëndësishëm në Parlamentin e Kosovës’ duhet me u heq”, deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se AAK-ja nuk ka qenë pengesë në formimin e institucioneve dhe se vazhdon të jetë konstruktive.

“Sidoqoftë, ne nuk do të jemi pengesë. Ne nuk kemi marrë mandatar, nuk e di pse po thoni ‘keni dështuar’,” shtoi ai.

Haradinaj ka përsëritur disa herë se AAK-ja do të jetë pjesë kyçe e zhvillimeve paszgjedhore, duke insistuar se asnjë bllok politik nuk mund të formojë qeveri pa Aleancën. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.