Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“I njejti replikim i tentimit të mashtrimit”, Artan Behrami: Kurti po mundohet të krijojë përceptim se ai është vet e përballë e ka krejt botën, për atë po krijon armiq

Gazeta10
20 November 2025 - 21:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami në “Politiko” komentoi dfallimin e subjekteve politike dhe se si udhëheqin kryetarët e partive.

Behrami komentoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin i cili sipas tij po i keqpërdor xhipat, paranë publike dhe se po tenton të mashtron se ai është përballë të gjithëve.

“Në vazhdimsi është mundu me kriju përceptimin, që në këtë kolovajën piolitike ai është vet e përballë e ka krejt botën. Për atë edhe i krijon armiqtë. Tash është i njejti replikim i tentimit të mashtrimit duke u mundu me thanë që unë përballë tanve. Jo, Albin Kurti nuk është vet, me vete i ka xhipat rrafsh 1 kilometër të gjatë, me vete  eka paranë publike, me vete e ka policinë të cilën Xhelal Sveçla herë pas here e keqpërdorë, ka organe tjera të sigurisë. Pra, e ka paranë publike të cilën  poashtu e keqpërdorë, pra ti e ke përballë një aparat shtetërorë të cilën Kurti e ka në këtë garë dhe kjo është e pabarabartë. Sa i takon partive politike, ne kemi dallime, edhe me LDK-në, edhe me AAK-në edhe me Nismën, sa i takon ideologjisë edhe për tema të shumta politike, por diçka që na bashkon, një tabor na përbashkon është e vërtetë, ajo që na kem hise edhe në çlirim edhe në liri edhe në pavarësi”, shtoi tutje Behrami./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.