Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ismet Kryeziu: Qendrat komunale të numërimit e bëjnë procesin më të cenueshëm

Gazeta10
21 January 2026 - 20:49

Anëtari i organizatës Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu ka deklaruar se numërimi i votave në qendra të centralizuara komunale e ka bërë procesin zgjedhor më të ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme dhe ndërhyrjeve të organizuara, shkruan Gazeta 10.

Kryeziu në Politiko shpjegoi se, ndryshe nga numërimi në vendvotime ku procesi ishte i shpërndarë dhe i monitoruar nga mijëra komisionerë e vëzhgues, sot ndikimi është më i lehtë për shkak të përqendrimit të numërimit në një hapësirë të vetme.

“Nëse e thjeshtojmë, në qytete si Prizreni apo Prishtina kemi qindra vendvotime, që nënkupton mijëra persona të përfshirë në proces. Ndërsa në një qendër komunale numërimi kemi vetëm rreth 100 komisionerë apo vëzhgues, çka e bën shumë më të lehtë ndikimin kriminal,” u shpreh ai.

Kryeziu theksoi se ky model e ka humbur përparësinë e shpërndarjes horizontale të numërimit, e cila sipas tij ofronte më shumë siguri dhe transparencë në procesin zgjedhor./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.