Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Kapet me drogë në kufirin Kosovë-Mali i Zi, arrestohet shtetasi maqedonas

Gazeta10
20 June 2025 - 10:28

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë të Pejës, pasi gjatë kontrollit në veturën që po e drejtonte, policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit janë konfiskuar 20.4 gramë marihuanë të ndarë në qese plastike, 1.5 gramë fara të dyshimta kanabisi, tre grindera, një peshore e vogël elektronike, shtatë qese të vogla zbrazëta dhe një pako me letra rizle.

Pas intervistimit nga njësitet e DHTN-së në Pejë dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.