Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kosovë Gjoci: Zgjedhjet mund të mbahen me datën 21 ose 28 dhjetor

Gazeta10
19 November 2025 - 21:39

Gazetari Kosovë Gjoci ka sqaruar afatet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi procesi për formimin e qeverisë së re ka dështuar. Ai theksoi se ligji parashikon vetëm dy mundësi të vlefshme për caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Në bazë të afateve që ekzistojnë, janë dy data. Njëra është, le të themi, ‘rrezik e sipër’, sepse është data 21 — që i bie nesër ose pasnesër. Nëse merret vendimi atëherë hyn në afatin që është 30-ditshi. Ose është data 28. Nuk ka tjetër mundësi”, tha Gjoci.

Ai  në “Politiko” shtoi se këto janë datat e vetme që përputhen me kërkesat e ligjit për periudhën e domosdoshme kohore midis shpalljes së zgjedhjeve dhe mbajtjes së tyre. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.