
Autori i emisionit “Politiko”, Kushtrim Sadiku, ka reaguar lidhur me një fotografi që po bën gjiron në rrjetet sociale, ku shfaqen Agim Bahtiri dhe Fatmir Sheholli, duke shkaktuar interpretime të ndryshme.
Sadiku ka bërë të ditur se Agim Bahtiri nuk ka asnjë lidhje me Fatmir Shehollin dhe se në atë takim, Bahtiri kishte shkuar me ftesë të tij.
Ai shtoi se në foto gjenden të gjithë pjesëmarrësit e atij edicioni të emisionit që ishte realizuar tek “Ura e Ibrit”, si një fotografi e zakonshme pas programit televiziv.
Sipas tij, imazhi është “nxjerrë krejtësisht nga konteksti” dhe po keqpërdoret në rrjete sociale.
“Kjo fotografi është realizuar dy vite e gjysmë më parë dhe Agim Bahtiri ka ardhur me ftesën time, ai nuk ka asnjë lidhje me Fatmir Shehollin dhe nuk njihet me të, këtë mund ta konfirmojë unë sepse unë e kam realizuar emisionin. Në këtë foto jemi të gjithë pjesëmarrësit në emision pra është bërë një fotografi dhe është nxjerrë nga konteksti, pasi nuk ka asnjë lidhje sepse unë e kam ftuar Bahtirin aty dhe nuk ka qenë takim i Bahtirit me Shehollin”, ka thënë Sadiku. /Gazeta10