Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Lutfi Haziri për Kurtin: Bashkëpunimin po e merr si dobësi, jo si vlerë politike

Gazeta10
02 September 2025 - 20:51

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, Lutfi Haziri, është i ftuari i sotëm i Kushtrim Sadikut, në “Politiko”.

Lutfi Haziri në “Politiko” tha se fryma kushtetuese është ndërtu që partitë politike nuk njohin dhe se nuk mund të kenë fitore të mëdha dhe se është e detyrueshme me ndërtu bashkëpunim me një parti tjetër, shkruan Gazeta10.

“Fryma kushtetuese, Republika e 17 shkurtit 2008 në Kosovë, Është ndërtu që partitë politike nuk njohin dhe nuk do të kenë mundësinë me pasë fitore të mëdha, pavarësisht rezultatit zgjedhor, quhet parti e parë fituese dhe është e detyrueshme me ndërtu bashkëpunim” tha Haziri.

Ai tutje shtoi se bashkëpunimi nuk është vetëm vullnet politik, por është frymë kushtetuese dhe pragmatizmi që kërkohet, është vlerë politike e nuk është dobësi. Por sipas Hazirit, Kurti po e merr si dobësi.

“Nuk është vetëm vullnet politik, bashkëpunimi është frymë kushtetuese dhe pragmatizmi që kërkohet, kompromisi që e quajmë ne në hapa të caktuar, është vlerë politike nuk është dobësi, Zoti Kurti po e merr si dobësi dhe frymën kushtetuese po e përkthen në kushtëzim”, tha Haziri./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.