Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Lutfi Haziri tregon pse LDK abstenoi për zgjedhjen e nënkryetarit të Listës Serbe

Gazeta10
02 September 2025 - 21:27

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, Lutfi Haziri, është i ftuari i sotëm i Kushtrim Sadikut, në “Politiko”.

Lutfi Haziri në “Politiko” tregoi arsyen se pse si LDK, abstenuan për zgjedhjen e nënkryetarit të Listës Serbe.

“Proceduralisht nuk ka te drejtë me bë ndarje të votimit ose së paku është dashur të dakordohet dhe me bisedu me grupe politike, sepse vota për nënkryetarë të tri partive politike shqiptare ka shkuar ne pako” tha Haziri.

Sipas Hazirit kjo është shkelje kushtetuese dhe po flasim për të drejtat e garantuara të pakicave të komuniteteve etnike, quhen kështu me frymën e Kushtetutës dhe me termet e Kushtetutës.

Për faktin që nuk e mbeshteten as Rashiqin, Haziri tha se këtu nuk po flasim për emra të përveçëm.

Haziri shoti se nëse individi apo formacioni politik ka probleme me krim të organizuar e me akte terroriste dhe me probleme tjera të natyrës së tillë, ai tha se është Prokuroria dhe Gjykata që duhet të merren me atë punë dhe jo partitë politike ose politikantë në veçanti, shkruan Gazeta10.

“Nëse Kosova ka arritë në këtë nivel politik që me i zgjedh emrat e serbve se kush e përfaqëson komunitetin në nivel të Kuvendit, në nivel të Qeverisë, në nivel të kryetarëve të komunave, në nivel të bashkësive lokale, ne nuk po flasim për të drejta të garantuara në Kushtetutë. Nëse individi apo formacioni politik ka probleme me krim të organizuar e me akte terroriste dhe me probleme tjera të natyrës së tillë, është Prokuroria dhe Gjykata që duhet të merren me atë punë e Policia e shtetit në vijë të parë, pse duhet politikantë të vendosin se kush është i mirë e kush është i keq, votuesit vendosin”, shtoi tutje Haziri.

Haziri tutje tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta respektojë vullnetin e shprehur me votë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës, duhet me respektu vullnetin e shprehur me votë, se kush bëhet nënkryetarë se është çështje e tyre dhe është çështje e organeve tjera që duhet me konfrimu”./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.