Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Më la përshtypje fjalimi i Abdixhikut”, Arbër Rexhaj: VV ka tentuar ta shtyjë përpara krijimin e institucioneve, se shkuarja në zgjedhje përbën rrezik potencial

Gazeta10
20 November 2025 - 21:32

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në “Politiko” komentoi datën 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme që sot caktoi Presidentja, Vjosa Osmani. 

Rexhaj tha se Lëvizja Vetëvendoje qëllimisht ka tentuar që të shtyjë përpara krijimin e institucioneve, sepse shkuarja përsëri në zgjedhje përbën një rrezik potencial.

“A e humb një deputet prej sa ka tash në totalitet, për të ua mundësuar një gjasë, ta themi opozitës ose krejt subjekteve politike përfshirë edhe Listën Serbe për brenda, që këta ta kenë mundësinë që ta zgjedhin presidentin. Dhe e fundit që është më kryesore, ne e kemi thënë përherë, ne qëllimisht kemi tentu me e shty përpara me kriju institucione sepse nëse rezultati del i njejtë siç ka dalë më përpara, ne rrezikojmë që të shkojmë edhe njëherë në zgjedhje. Ky është një rrezik potencial,” shtoi tutje Rexhaj.

Rexhaj tutje shtoi duke thënë se i kishte lënë përshtypje fjalimi i Lumir Abdixhikut në seancën e fundit të jashtëzakonshme, që u mbajt ditën e mërkurë për formimin e qeverisë “Konjufca 1”, por që nuk u votua nga shumica e deputetëve.

Abdixhiku më parë kishte refuzuar të bënte kolicion me Lëvizjen Vetëvendosje për të formuar qeverinë, por njëkohësisht i njejti nuk kishte pranuar të shkonte as nga opozita.

“Ose fiton Vetëvendosja, ose humb Vetëvendosja, dhe rrjedhimisht fiton pjesa tjetër sepse e patë. Mu më la përshtypje fjalimi i Lumir Abdixhikut nëse e keni vërejtë, jo me ato metaforat. Me gjasë profa Kujtim e ka mesu. Po ajo çka më la përshtypje ishte kur iu drejtu opozitës, nejemi më shumë se këta këtu që i kemi dhe ne së bashku duhet ta bëjmë  ndryshimin. Unë e kam parë rolin e PDK-së, ata kanë thënë, po e bëjmë një  qeveri përfshi edhe LDK-në edhe AAK-në, dhe po e përfundojmë këtë gjë, po e çojmë në opozitë. Por LDK, kur ne parapëlqenim që të kishim një koalicion me ta, nuk vinte as me ne dhe nuk shkonte as nga opozita. Dhe tash ishte e çuditshme për mua se si LDK iu drejtonte subjekteve politike dhe thoshte ne jemi më shumë sesa këta, dhe shkojmë në zgjedhje e rikthehemi dhe e bëjmë qeverinë. Po ti e ke mundësi me bë qeveri,” shtopi tutje Rexhaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.