Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Të shtëna me armë në Deçan, i dyshuari arratiset

Gazeta10
06 August 2025 - 16:05

Një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar ndërsa dihet identiteti i të dyshuarit i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ është raportuar për të shtëna me armë. Me me të arritur njësiti policor ka kuptuar që një person ka shtënë në drejtim të një personi tjetër. Nuk ka të lënduar, ndërsa dihet identiteti i të dyshuarit i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes…”, ka thënë Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.