Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

William Walker për Asociacionin e komunave serbe: Albin Kurti kishte të drejtë që e refuzoi, as unë nuk e mbështes atë ide të tmerrshme

Gazeta10
15 January 2026 - 23:02

Ambasadori dhe miku i njohur i Kosovës, William Walker i ftuar sonte si musafir special në emisionin Politiko, ka folur për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti ndaj Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar këtë ide si të gabuar dhe të dëmshme për të ardhmen e vendit, skruan Gazeta 10.

Walker u shpreh se ideja për krijimin e Asociacionit ka qenë “një ide e tmerrshme”, pasi sipas tij, ajo vetëm sa do ta ndante edhe më shumë një popullatë që ka nevojë për pajtim dhe bashkëjetesë.

“Kjo ideja për Asociacionin e komunave serbe mendoj se ka qenë një ide e tmerrshme, sepse vetëm do të ndante edhe më shumë një popullatë që duhet të pajtohet. Albin Kurti ishte kundër dhe foli në mënyrë të fortë kundër kësaj ideje. Unë fola në favor të tij dhe kjo është diçka me të cilën pajtohem plotësisht”, deklaroi Walker.

Ai theksoi se edhe pse ka çështje të tjera për të cilat nuk pajtohet gjithmonë me kryeministrin Kurti, në rastin e Asociacionit të komunave serbe qëndrimi i tij ka qenë i drejtë dhe i arsyeshëm./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.