
Kandidati nga rradhët e LDK-së, për kryetar në komunën e Kaçanikut, Betim Shala ka shpalosur programin e tij për këtë komunë.
Ai tha se rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojmë edhe uljes së vrasjeve në këtë komunë, raporton Gazeta10.
“Viteve të fundit është rritur numri i vrasjeve në këtë komunë dhe kryetari duhet të ulet dhe të bisedojë me komandantin e policisë dhe me përfaqësuesit e tjerë dhe të duhet ta bësh planin e veprimit dhe aktiviteteve, kryetari duhet të kujdeset edhe për shëndetësine kanalizimat e të gjitha fushat që komuna ka nevojë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10