Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Mentor Shala: VV nuk është e interesuar të krijojë Qeverinë!

Gazeta10
09 April 2025 - 21:28

Gazetari kosovar, Mentor Shala vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interrsuar të krijoj Qeverinë e re.

Sipas tij, Albin Kurti është i vetëdijshëm se me një qeveri me 61 ose 62 deputetë nuk krijon stabilitet dhe nuk mund të bëjë thuajse asgjë,raporton Gazeta10.

“Nëse e bën një qeveri të tillë, ai është i vetëdijshëm se pas një viti vendi sërish mund të shkojë në zgjedhje për shkak se me një numër të tillë të deputetëve nuk mund ta zgjedh presidentin. Dhe në këtë periudhë nëse e bën Qeverinë kjo mund t’i kushtojë në zgjedhje prapë sepse nuk ka afat për të bërë diçka për ta rritur elektoratin”, ka thënë Shala në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Një problem tjetër për Kurtin, sipas Shalës është edhe përckatimi i tij në raport me SHBA-në. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.