
Analisti politik, Fidan Rama në debat me Mefail Bajqinovcin, deputet nga rradhët e VV-së tha se përveç temave të veriut nga kjo parti, nuk ofrohet asgjë tjetër.
Sipas tij, pikërisht për këto arsye, kreu i saj, Albin Kurti synon mbajtjen e zgjedhjeve pas atyre lokale.
“Pa Listën Serbe, pa veriun i nderuari deputet i popullit, ju 10% i kishit marrë. Kjo është temë e juaj. Ju nuk dini kurgjo tjetër me bë, absolutisht kurgjo tjetër me bë. Pse Albin Kurti ishte i interesuar me shku në zgjedhje pas zgjedhjeve lokale, është pikërisht kjo situatë”, tha ai.