
Deputeti Nezir Kraki përgjatë fjalës së tij në emisionin “Politiko” të Kanal10, mes tjerash përmendi termin “Bandë Politike”, gjë që shkaktoi reagimin e panelistëve të tjerë.
Se për çfarë e kishte fjalën, tregoi vet ai.
“Për mua bandë politike është një parti që e ngrit në sistem funksionik një qasje, një kulturë të punës e politikbërjes, e cila është në disfavor me interesin e përgjithshëm të njerëzve. Nesër me u çmend grupi im aty ku jam sot, unë dal flas kundër tyre, ose nuk marrë pjesë më aty”.