
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka treguar për investimet që janë bërë në këtë komunë, në veçanti për urgjencën e re.
Bulliqi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se ky projekt kap vlerën 1.7 milionë euro.
1.1 milionë euro janë investime nga Katari dhe ne kemi marrë pjesë me diku 600 mijë euro buxhet, vlera totale ka qenë rreth 1.7 milionë. Është nga urgjencat me të kompletuara në nivel vendi”, tha Bulliqi. /Gazeta10