
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në një intervistë me Kushtrim Sadikun ka treguar për punët që janë bërë në këtë qytet gjatë këtij mandati.
Teksa ka treguar për shtigjet e ecjes, Ahmeti ka thënë se janë 2.7 kilometra në tërësi dhe janë shumë të frekuentueshme nga qytetarët.
Ky vend ka qenë i mbushur përplot, me kamion të tërë janë heq mbeturina të betonuara kohë pas kohe dhe pastaj kemi kaluar në ndërtimin e këtyre shtigjeve që janë shumë të frekuentueshme në orët e mbrëmjes”, tha Ahmeti. /Gazeta10