
Kandidati për kryetar në komunën e Kaçanikut nga rradhët e Vetëvendosjes, Jeton Raka ka shpalosur planin e tij për Kaçanikun.
Ai ka thënë se gjëja parimore që do të merret është me problemin e ujit të pijes, raporton Gazeta10.
“Ka mbi njëzet vite qytetarët e komunës së Kaçaknikut përballen me problemin e ujit të pijes do të fokusohemi te ajo pjesë, do kujdesemi edhe për shtratin e lumit ‘Nerodime’ katër milionë euro vlerë, kolektori i ujërave të zeza nga Gërlica deri tek Guri i shpuar në vlerë prej 2 milionë euro e gjysmë i cili i lidh të gjitha fshatrat që janë përreth po ashtu e lidh edhe qytetin e komunës së Kaçanikut”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10