
Kandidati i pavarur i komunës së Kaçanikut, Heset Malsiu ka shpalosur programin e tij sa i përket kësaj komune.
Ai ka thënë se fokusin do ta ketë tek ndërtimi dhe bashkimi i qytetit përmes një ure, raporton Gazeta10.
“Komuna e Kaçanikut ka pesë vite që është pa plan zhvillimor, do ta bëjmë menjëherë në mënyrë që do t’i hapim rrugët zhvillimit dhe ndërtimit të komunës, do ta zgjidhim problemin e parkingut sepse do të bëjmë parking nëntokësorë, hapsirat publike janë të pakta në Kaçanik, sheshi i komunës ka mundur të shfrytëzohet shumë më mirë, dhe bashkimin e qytetit ku mendojë ta bëjë përmes një ure”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10