
Kandidati për kryetar në komunën e Kaçanikut, Ahmeti Vishi ka shpalosur planin e tij për këtë komunë.
Ai ka thënë se rëndësi të veçantë do t’i kushtojë arsimit në komunën e Kaçanikut, raporton Gazeta10.
“Synimi im është që t’i kushtojmë rëndësi të veçantë arsimit dhe edukimit të këtij populli, një popull i paarsimuar dhe një popull i paedukuar nuk ka një të ardhme më të mirë, po ashtu përveq arsimit fokusin do ta kemi edhe tek shëndetësia”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10