
Sonte në “Politiko Lokale” me Kushtrim Sadiku, janë të ftuar kandidatët për Kryetar Komune në Obiliq, Xhafer Gashi, Halil Thaçi, Shefki Salihu, Ali Krasniqi dhe Nysret Kelmendi.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gashi i cili thash e 3 mandate i ka qeverisur në Komunën e Obiliqit. Gashi tregoi 10 shtyllat kryesore për të cilat do të punojë në mandatin e ardhshëm, shkruan Gazeta10.
Gashi përmendi të gjitha shtyllat në të cilat do të punojë, ku përfshihen zhvillimi ekonomik, mjedisi dhe ambienti, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, rinia, sporti, kultura, bujqësia, zhvillimi urban, shërbimet publike dhe siguria administrata.
Ai tha se në programin e tij janë gjithsej 123 projekte që pretendon ti realizojë gjatë mandatit të ardhshëm dhe 6 prioritete tjera të rëndësishme./Gazeta10