
Në “Politiko”, u diskutuan disa komuna veç e veç se cili kandidat, cilën komunë do ta fitojë.
Krenar Shala komentoi qytetin e Mitrovicës ku janë 4 kandidatë të fortë për kryetar komune.
Ai tha se është vështirë të konkludohet për Mitrovicën që nuk do të ketë balotazh, por prap se prap mendonte se Faton Peci do të fitojë në këtë komunë. Ai përmendi edhe dy arsye që ia mundësojnë fitoren Faton Pecit.
Shala tha se Ai konsiderohet si një ministër i suksesshëm dhe se kandidati i PDK-së do ti korrë dështimet e kryetarit aktual.