
Në debatin e sotëm në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun është shënuar përplasje mes kryetarit aktual të Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe kandidates për kryetare, Natyra Kuçi.
Ramosaj tha se qytetarët do të japin përgjigjen e tyre në zgjedhjet e 12 tetorit, duke e cilësuar si mashtrim akuzat që i drejtohen atij.
“Çmimin e krejt këtij mashtrimi ua tregon qytetari me 12 tetor”, deklaroi Ramosaj.
Ndërsa, Kuçi iu kundërpërgjigj duke thënë se vetë Ramosaj do të jetë ai që do ta paguajë çmimin, pasi sipas saj qytetarët e Deçanit tashmë e kanë kuptuar mënyrën si janë trajtuar gjatë mandatit të tij.
“Jo, jo, çmimin ke me e pagu ti, se qytetarët e Deçanit nuk janë naiv qysh i ke trajtu ti”, tha Kuçi. /Gazeta10