Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Rrjeti i kanalizimit, uji i pijshëm, arsimi’ – Premtimet e Natyra Kuçit për Deçanin

Gazeta10
24 September 2025 - 20:16

Kandidatja për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi, ka prezantuar prioritetet e programit të saj qeverisës, duke theksuar se ai është hartuar mbi bazën e analizës së gjendjes aktuale në komunë.

“Programi jem është shkru duke skenu gjendjen në secilën hapësirë të Deçanit. Kështu që fokusi im do të jetë rrjeti i kanalizimit, të cilin do ta realizojmë në katër vitet e para, së bashku me furnizimin me ujë. Po ashtu do të fokusohemi edhe në arsim”, tha Kuçi.

Sipas saj, këto janë tre shtyllat kryesore që do të përbëjnë ndryshimin për qytetarët e Deçanit gjatë mandatit të ardhshëm. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.