
Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Ferizajit.
Kandidati i LDK-së, Visar Azemi tha se Ferizaji duhet të ketë një qasje dhe orientim të ri, drejt shërbimeve më të mira, drejt një jetese më të mirë dhe një qyteti më të jetueshëm.
Ai tha se prioritet i tij është uji i pijshëm pasi që ka 8 vite që kryetari aktual nuk ka marrë akoma një iniciativë për përmirësimin e kësaj çështjeje, pasi që mbi 50% të zonave urbane dhe rurale kanë mungesë të ujit të pijshëm.
Azemi tha se së pari do të punojmë për ujëmbledhës në zonën e Pleshinës dhe Jezercit dhe do të hapim puse industriale të thella që do të krijojnë edhe rezervuarë të mëdhenjë me filtra dhe preparate të nevojshme për ta kthyer atë ujë në ujë të pijshëm për qytetarët e Ferizajit.