Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj: Ka vetëm një alternativë, shpallja e pafajësisë dhe kthimi i katërshes në Kosovë

Gazeta10
15 September 2026 - 20:54

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shprehur optimizëm për një vendim lirues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në prag të shpalljes së verdiktit final në Hagë.

Hoxhaj për Sadikun tha se rrethanat ndërkombëtare janë në favor të një vendimi që, sipas tij, do të lironte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“Ne kemi rrethana ndërkombëtare të cilat janë në favor të një vendimi që i liron Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin”, tha Hoxhaj.

Ai theksoi se gjatë procesit gjyqësor, sipas tij, pretendimet e Prokurorisë nuk kanë dëshmuar përgjegjësi penale të udhëheqjes së UÇK-së.

“Një proces që ka treguar se ata s’mund të penalizohen për asgjë. Të gjitha pretendimet e Prokurorisë kanë treguar që UÇK-ja, udhëheqja e UÇK-së, s’mund të fajësohet e ngarkohet për asgjë”, u shpreh ai.

Hoxhaj tha se vendimi do të kishte edhe rëndësi ndërkombëtare, pasi, sipas tij, do të dëshmonte karakterin e luftës së UÇK-së dhe përpjekjen e Kosovës për liri e pavarësi.

“Ka vëmendje ndërkombëtare. Është një lajm që tregon se lufta ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe përpjekja jonë për të qenë të lirë e të pavarur ka qenë e shenjtë, siç e ka pasur çdo popull evropian”, tha Hoxhaj.

Në fund, ai tha se për të ekziston vetëm një alternativë: shpallja e pafajësisë dhe kthimi i ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

“Ka vetëm një alternativë për mua: shpallja e pafajësisë dhe kthimi i tyre në Kosovë”, përfundoi Hoxhaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.