
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka kritikuar diplomatë dhe juristë amerikanë si dhe ndërkombëtarë te tjerë që ishin involvuar në krijimin e Gjykatës Speciale.
Selimi shpërndau një postim të Speciales, ku jep detaje teknike për mbajtjen e seancës ku nesër jepet verdikti i Gjykatës Speciale.
“Asnjë diplomat apo jurist ndërkombëtar ose amerikan, që ishte i përfshirë një dekadë më parë në ngritjen e kësaj farse, nuk i mbron sot procedurat e saj. Disa prej tyre kanë dalë publikisht duke u kërkuar falje kosovarëve për rolin e tyre në këtë shëmtirë”, ka thënë ai. /Gazeta Express