
Sonte në “Politiko Lokale” me Kushtrim Sadiku, janë të ftuar kandidatët për Kryetar Komune në Obiliq, Xhafer Gashi, Halil Thaçi, Shefki Salihu, Ali Krasniqi dhe Nysret Kelmendi.
Kandidati nga Nisma Socialdemokrate, Shefki Salhiu shpalosi programin e tij për komunën e Obiliqit. Ai tha se si Nismë Socialdemokrate, kanë hartuar një program qeverisës për mandatin katër vjeçar. Në këtë program përfshihet, zhvillimi ekonomik dhe i bizneseve, arsimi, shëndetësia, investimet kapitale në arsim dhe shëndetësi, por fokusi i veçantë ishte balanci rural që sipas tij, është i disbalancuar, shkruan Gazeta10.
Ai tha se investimet kapitale mbizotërojnë në qytet, por fshatrat janë lënë thuajse në harresë. Gjhithashtu ai tregoi edhe pjeën tjetër të programit ku përfshihej shërbimi publik, e sipas tuij duhet të bëhet sipas të gjitha rregullave dhe në harmoni me standardet perëndimor, ku recilkimi është në thelb.
Investimet do të jenë edhe në agroturizëm, në bujqësi sidomos sepse ka shumë, ku duhet ti subvencionojmë dhe të krijojmë një koperativë bujqësore në fshatra, shtoi tutje Salihu.Gazeta10