
Arton Demhasaj në debat e sipër, diskutoi çështjen e koalicionit mes partive, kryesisht mes Lëvizjes Vetëvendosje si parti me më shumë vota dhe partive të tjera, që Albin Kurti kishte kërkuar nga ato.
Demhasaj tha se Albin Kurti mund të ofendojë opozitën gjatë një fushatë për të fituar disa vota më shumë se ndoshta edhe mund t’i merr, por sipas tij, Kurti nuk mund të ofendojë e pastaj të bëjë thirrje për koalicion.
Ai përmendi edhe një rast ku kinse Kurti kishte ofenduar Isa Mustafën si ish kryeministër, ndërsa tani kur i duhen cota, kërkon koalicion nga partia e tij, LDK-ja.
Demhasaj tha se nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë dhe se nuk tejkalohen lehtë këto ofendime./Gazeta10