Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Do t’i mbështes kategoritë e dala nga lufta’/ Feta i AAK-së shpalos planin për Podujevën

Gazeta10
25 September 2025 - 20:52

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Podujevës, Baki Fetai, ka prezantuar programin zgjedhor të partisë, duke vlerësuar qeverisjet e AAK-së si të mira.

Në “Politiko” ai theksoi se programi i tyre është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm dhe bazohet në disa shtylla kryesore: transparencë, llogaridhënie, depolitizim i institucioneve publike dhe përmirësim i administratës.

“Qeverisja e mirë dhe vlerësimi i qytetarëve ka ardhur si rrjedhojë e punës së mirë që kanë bërë kryetarët nëpër komuna. Ne kemi një program të bazuar në shtylla që sigurojnë transparencë dhe llogaridhënie në çdo nivel të administratës publike,” tha Fetai.

Programi synon të forcojë besimin e qytetarëve në institucionet lokale dhe të krijojë një mjedis funksional dhe të depolitizuar për zhvillimin e Podujevës. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.