
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi kishte shpërthyer në akzua ndaj anëtares serbe të KQZ-së, Gordana Laban, duke e quajtur si “terroriste” dhe “kriminele”.
E kjo çështje, padyshim që u diskutua edhe në studion e Politikos, ku moderatori i emisionit, Kushtrim Sadiku parashtroi një pyetje për ish deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollin se a ishte në rregull që Krasniqi të shprehej kështu ndaj anëtares serbe në KQZ.
Dugolli tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte asgjë kundër mminoritetit serb dhe se problemi i tyre ishte vetëm me Listën Serbe.
“E para që po dua të them, nuk bën të tjetërsohet asgjë, se kërkush nuk është kundër minoritetit, serb, nuk është Lëvizja Vetëvendosje kundër minoritetit serb. Për ne është shumë problem Lista Serbe”, shtoi tutje Dugolli./Gazeta 10