
Kandidati për kryetar komune në Obiliq, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nysret Kelmendi pyeti kryetarin e tanishëm, Xhafer Gashin nëse mund ta bëjë dallimin në mes parqeve dhe shesheve.
Kelmendi tha se Gashi ka bërë vetëm betonizim në Obiliq dhe sipas tij, e ka bërë “llugë” Obiliqin. Ka vendosur më shumë pllaka betoni sesa që ka lënë hapësira për gjelbrim, ka thënë Kelmendi, shkruan Gazeta 10.
Gashi iu kundërpërgjigj Kelmendit duke i thënë se, nëse e kishte bërë llugë Obiliqin, nuk do të mund të merrte vota nga qytetarët dhe nuk do të mund të qeveriste qe 12 vite në Obiliq.
Kelmendi për Gashin tha se ti je një person që i mashtron njerëzit, ashtu si kryetari i Halil Thaçit i cili i mashtron njerëzit për të marrë vota, edhe ai kinse i ka mashtruar për të marrë vota qe 3 mandate./Gazeta10