Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Kemi ba projekte të mëdha për Podujevën’, Bulliqi: Do të vazhdojmë me punë të mira

Gazeta10
25 September 2025 - 21:03

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për arritjet e qeverisjes lokale në “Politiko”.

Bulliqi theksoi se udhëheqja e tij ka treguar se di të qeverisë mirë në nivel lokal, duke sjellë transformim të qytetit dhe duke siguruar barazi për të gjithë qytetarët.

“Jemi një udhëheqje që për herë të parë në këto 25 vite pas luftës kemi treguar që dimë të qeverisim mirë në nivel lokal. Si rezultat i saj, sot kemi një qytet të transformuar, qytet i cili është i barabartë për të gjithë qytetarët tanë. Është një mandat katërvjeçar, në të cilin kemi bërë shumë projekte kapitale, duke filluar nga infrastruktura sipërfaqësore dhe ajo nëntokësore,” tha Bulliqi.

Ai nënvizoi rëndësinë e investimeve kapitale dhe përkushtimin e qeverisjes lokale për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe zhvillimin e Podujevës. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.