
Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Ferizajit.
Kandidati i PDK-së, Agim Aliu së pari uroi qytetarët e Ferizajit për Ditën e Dëshmorëve, me lavdinë dhe krenarinë që na ka sjellë lufta e UÇK-së.
Aliu tha se kemi një planprogram të fuqishëm edhe për një mandat në Ferizaj, prandaj edhe duhet ta fitojë përsëri për të punuar më shumë në këtë qytet.
Si prioritet i tij, ishte furnizimi i ujit të pijshëm në qytetin e Ferizajit, pasi që sipas Aliut ka disa problematika që janë akoma aktuale.
Ai përmendi edhe një projekt tjetër të rëndësishëm në Ferizaj, është edhe ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza.
Ndiqeni videon më poshtë, për të parë planprogrmin e plotë nga PDK-ja: