Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Pa VV-në nuk zgjidhet presidenti”, Drenori për LDK-në: I dha edhe një fuqi tjetër në dorë Kurtit

Gazeta10
08 April 2025 - 22:01

Refuzimi i kërkesës për takim nga LDK për VV, sipas komentatorit politik, Xhavit Drenori vetëm se i ka bërë mirë kësaj të fundit.

Kjo pasi nëse vendi shkon në zgjedhje parlamentare, rezultatet e 9-të shkurtit vetëm se treguan se ku qëndrojnë aktualisht partitë politike.

Pa VV presidenti nuk zgjidhet, kjo është e qartë dhe LDK-ja me ketë i dha edhe një fuqi tjetër Albin Kurtit sot që sigurt o e bën qeverinë, o të çon në zgjedhje. E nëse na çon në zgjedhje a mundesh me marr me mend çfarë pozicioni e nxen LDK-në, PDK-në e cila gjysëmën e deputetëve i ka zënë prej Drenices, e AAK-në e cila me Nismen mezi i bëri 7%”, tha ai në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.