Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ramusa i PDK-së për Aliun e VV-së: Ke ba keqpërdorime me kontrata, je tu tentu me ble vote me asfalta

Gazeta10
17 September 2025 - 21:17

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Shtimes, Përparim Ramusa, në “Politiko” ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryetarit aktual, Qemajl Aliu, duke e pyetur për kontratat e asfaltimit të rrugëve që sipas tij dallojnë dukshëm në çmim. 

“Po e pyes kryetarin, si ka mundësi që një kontratë asfalti 8 centimetra të lidhet me një kompani 39 euro me kompaninë tjetër 16 euro”, ka pyetur Ramusa – Aliun

Ai ka shtuar se para vetes ka dy kontrata të nënshkruara nga Aliu muajve të fundit për shtrimin e disa rrugëve në këtë komunë.

“Z.Aliu tha se këto katër vite ka lajme të mira për qytetarët e Shtimes. Unë para vetës qytetarë të nderuar i kam dy kontrata që z.Aliu në muajt  fundit i ka nënshkrua për shtrimin e disa asfalteve, në një kontratë asfaltimi i rrugës “Hysiqi”, asfaltimi i rrugës “Berlini”, “Tahir Sinani”, një metër katror asfalt pa përgatitë 8 centimetra e ka kontraktuar 39 euro. Kontratën tjetër 8 centimetra është 16 euro dmth ky u pasqyron si lajme të mira për qytetarët”, ka thënë Ramusa. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.