
Kryetari i tanishëm i Obiliqit, njëherit edhe kandidat për kryetar të kësaj komune Xhafer Gashi, pretendon ta fitojë edhe një mandat kryesinë e kësaj komune.
Gashi në “Politiko” bëri thirrje për të gjithë qytetarët që kanë biznese por edhe të tjerët që të investojnë pasi që ky si kryetar komune, do ti mbështesë me subvencione në mënyrë që të rritet ekonomia e këtij qyteti dhe të shtohen vendet e reja të punës./Gazeta10