
Kryetari i tanishëm i Obiliqit, njëherit edhe kandidat për kryetar të kësaj komune Xhafer Gashi, i reagon kundërkandidatit Halil Thaçit, ku ky i fundit akuzon për mosrealizimin e projekteve të premtuara.
Thaçi thotë se Gashi nuk i ka realizuar premtimet që ua ka bërë qytetarëve, e veçanërisht nuk ka ndërtuar rrugë për qytetarët aq sa ka qenë e nevojshme.
Xhafer Gashi i kundërpërgjigjet Thaçit, duke i treguar se për 4 vite ka ndërtuar dy salla sportive të cilat i kishte premtuar dhe ka ndërtuar disa rrugë për qytetarët, duke përfshirë edhe dy rrugë në fshatin Breznicë, shkruan Gazeta 10.
Gashi i thotë Thaçit se përsëri do të jetë kryetar i tij, për këtë komunë, ndërsa Thaçi i thotë se këtë e vendos qytetari dhe jo ti./Gazeta 10