Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Xhemile Murati-Shabani: Qendrën e Kulturës kemi vendosur ta shndërrojmë në “Muze të Kujtesës”

Gazeta10
28 September 2025 - 20:51

Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Ferizajit.

Kandidatja nga radhët e AAK-së, Xhemile Murati-Shabani së pari i uroi qytetarëve të Ferizajit 27 vjetrorin e ditës së lavdishme, Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Ferizajit.

Ajo tha se liria që po e gëzojmë sot, nuk është fituar lehtë por është fituar me gjakun e bijëve dhe bijave tanë që kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut.

Murati-Shabani tregoi edhe planprogramin e tyre për 4 vitet e ardhshme, ku si fillim përmendi projektin i cili kishte të bënte me kategoritë e dalura nga lufta.

Qendrën  e Kulturës kemi vendosur ta shndërrojmë në Muze të Kujtesës, ku aty do të kujtojmë sakrificën sublime të luftës së UÇK-së dhe periudhave të ndryshme historike”, tha Xhemile Murati-Sabani.

Ndiqeni videon më poshtë për planprogramin e gjerë nga AAK-ja në Ferizaj:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.