
Komentatori politik, Blerim Gashi në “Politiko” komentoi dorëheqjen e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demoktratike të Kosovës.
Gashi tha se më shumë se një fusnotë, Drenasi është fajtor për këtë situatë, për fatkeqsinë politike të PDK-së.
Ai tha se Krasniqi është një kryetar që nuk ishte, në aspektin që është vetëm formal dhe se ishte produkt i kompromiseve të grupeve të brendshme të forta politike.
“Krasniqi është një kryetar që s’ishte, në aspektin që është vetëm formal, dhe se ishte produkt i kompromiseve të grupeve të brendshme të forta politike. Dhe pozicioni gjithsesi që ishte meritor për sa i përket kualiteteve të Memli Krasniqit, por jo meritor në aspektin e forcës politike e cila është evidente, tash mas 5 viteve sa është kryetar që më në fund para zgjedhjeve nacionale, në vorbullën më të madhe, jo vetëm që dorëhiqet, por jep së paku indikator i paaftësisë për ta reformuar një parti e cila është e dyta për nga forca politike në Kosovë. Vërteton analëizën politike që të tjerët janë krejtë kshtu me ardhë e me shku, të ndërrueshëm. Edhe shkaku që dy liderët origjinal historik apo më të fortit politik nuk janë këtu fatkeqsisht për shkak të gjykimit padrejtë që iu bëhet në Gjykatën Speciale. E kjo e kthen në luftën e brendshme të klaneve, që klani më i fortë aty është klani i Sami Lushtakut,” shtoi tutje Gashi.
Deklarata e plotë e Gashit: