
Komentatori politik, Fidan Rama në “Politiko” komentoi dorëheqjen e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demoktratike të Kosovës.
Rama tha se prej kur e mori Memli Krasniqi PDK-në, e ku e solli dhe çfarë ka ndodhur, gabimi i vetëm i tij në këto 5 vitet e fundit, ka qenë vetëm Drenasi.
Ai tha se ngutia e tij ose mendimi i tij, por ndodhta ky mund të jetë gabimi i vetëm me të cilin Rama nuk e beson se i ka kushtuar vetëm Drenasi si koncept.
“Ngutia e tij, ose mendimi i tij ose nuk e di se çka ka pas në mendjen e tij, por ndoshta ky mund të jetë gabimi i vetëm me të cilin, unë nuk e besoj që i ka kushtu vetëm Drenasi si koncept. Sepse përpos çështjes së dorëheqjes, Memli Krasniqi ka treguar edhe lidership të lartë kur e propoyoi Bedri Hamzën për kryeministër, pra një kandidat konsesual në mesin e shumë zhvillimeve të brendshme politike që kanë ndodhë brenda PDK-së. PDK-ja si etnitet ose si subjekt është shumë vështirë të menaxhohet se ka brenda shumë grupe sidomos pas shkuarjes së Thaçit e Veselit, të cilat nuk janë shpërfaqë ndoshta jashtë, por kanë pas diskutime të brendshme brenda subjektit,” shtoi tutje Rama.
Deklarata e plotë e Ramës: