Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Blerim Grainca: Nuk do të ketë qeveri “Konjufca 1”, ai nuk paraqet asnjë alternativë në raport me qeverinë Kurti

Gazeta10
13 November 2025 - 20:49

Ish deputeti i LDK-së, Blerim Grainca në “Politiko” komentoi çështjen e formimit të qeverisë dhe institucioneve nga mandatari i dytë, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Grainca tha se nuk beson se do të ketë ndryshime dhe nuk do të ketë qeveri “Konjufca 1”, dhe se në fund të vitit do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Subjektet politike tanimë janë deklaruar, kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, kështu që mendoj se në fund të vitit do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme,” shtoi tutje Grainca.

Ai gjithashtu tha se subjektet politike veçse kanë deklaruar publikisht që nuk kanë votë për Glauk Konjufcën dhe se ai nuk paraqet asnjë alternativë në raport me qeverinë Kurti, e as nuk ka kontaktuar zyrtarisht me subjektet politike për të kërkuar mbështetje.

“Me aq sa kam unë informata dhe duke u bazuar në deklaratat që kanë dhënë shumë subjekte politike publikisht, nuk ka votë për Glauk Konjufcën, për faktin se ai nuk paraqet asnjë alternativë në raport me qeverinë Kurti, nuk ka dalë me asgjë të re, nuk ka dhënë asnjë alternativë apo version tjetër. Besa besa nuk ka kontaktuar zyrtarisht edhe subjektet politike për të kërku mbështetje,” shtoi tutje Grainca./Gazeta1o

Deklarata e tij e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.